Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq, ish-ministër i kabinetit qeveritar të Hashim Thaçit, nuk beson se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i japë leje Listës Serbe për të votuar Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese, që i ndryshojnë emrin dhe misionin FSK-së. Në një intervistë për Info Box të RTV Dukagjinit, Rashiq tha se Serbia vlerëson që nuk është në të mirë të serbëve të Kosovës nëse themelohen Forcat e Armatosura. “Nuk besoj, në këtë rast, sikur thash edhe më herët, sipas eksperiencës time që kam, Beogradi zyrtar konsideron që nuk është në interes të serbëve të Kosovës themelimi i Forcave të Armatosura”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …