Vuçiq paralajmëron takim me Ramën

Vuçiq paralajmëron takim me Ramën

Duke komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj se gjatë dy viteve të ardhshme Kosova do të bëjë shënjimin e kufirit edhe me Serbinë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq konsideron se këto deklarata bëhen vetëm për konsum të brendshëm politik në Prishtinë. Shefi i Qeverisë serbe ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë bisedimet me politikanët e Prishtinës për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, meqë përpilimi i statutit të tij ka ngecur. Vuçiq poashtu ka bërë të ditur se në qytetin e Nishit do të organizohet një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …