Duke komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti dhënë gazetës franceze “Le mond” së cilës i ka thënë se çështje kryesore për të cilën do të bisedoj me kryeministrin, Aleksander Vuçiq është njohja e Kosovës nga Serbia, kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka theksuar se përgjigja e tij për çështjen e njohjes së Kosovës nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ai ka theksuar më tutje se koha mund të ndryshojë, forca e ushtrisë ose rritja ekonomike mund të ndryshojë, por përgjigjja nuk ka ndryshuar dhe nuk po ndryshon. Gjithçka mund të ndryshojë, por përgjigja ime për njohjen e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Unë e kam dëgjuar një milion herë këtë që ka deklaruar Kurti. Nëse ai mendon se është e mundur të poshtërohet Serbia dhe hiper-prodhimet e përditshme të deklaratave në të cilat ata do ta nënçmojnë vendin tonë dhe do të flasin për detyrimet tona, për të shpjeguar se ata janë një demokraci e madhe, dhe ne, një vend i pakuptimtë dhe i paaftë, thjesht thuaj gjithçka, është në rregull, ka thënë mes tjerash kryeministri i serbisë, Aleksander Vuçiq.
