Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke improvizuar të fortin në bisedime me Albin Kurtin ka treguar pse nuk e ka nënshkruar të shtunën në Ohër marrëveshjen dhe as aneksin implementimit, derisa ka potencuar se Serbia është e gatshme të punojë në implementim, deri te vijat e saj të kuqe. Ai ka thënë se nuk mund të bëjë marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës, për mua nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Si vija të kuqe të Serbisë, Vuçiç ka përmendur kundërshtimin e pranimit të Kosovë si shtet pavarur dhe pranimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pas çdo samiti dhe takimi, në çdo vend, unë pa mëdyshje flas për vijat e kuqe të Serbisë, që kanë të bëjnë me kundërshtimin e pranimit të Kosovës shtet i pavarur, dhe pranimit të Kosovës në OKB, siç e shihi, këtë edhe sot e kam thënë, se askush, asnjëhere nuk mund t’i vë obligim ligjor Serbisë për atë që Serbia nuk e ka pranuar. Prandaj, nuk kam nënshkruar atë që BE-ja e ka quajtur marrëveshje e as Ankeksin. Mirëpo, Republika e Serbisë është e gatshme të punoj në implementim, deri tek vijat e saj të kuqe, për shumë arsye.”, ka thënë presidenti serb. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli: Kurti ka ndryshuar qëndrimet, si kryeministër nuk e mbështet bashkimin kombëtar
Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vënë në dukje evolucionin …