Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para mediave në Paris, ka thënë se takimi i djeshëm me presidentin francez Macron ka zgjatur tri orë dhe se është biseduar edhe për situatën në Kosovë dhe në rajon. “Kam biseduar me Macronin për Kosovën dhe situatën në rajon, nuk kanë qenë biseda të thjeshta, jam mirënjohës që na dëgjoi, folëm për të gjitha vështirësitë tona, mendoj se ia dolëm të shpjegojmë qëndrimin tonë dhe se ai na kuptoi”, tha Vuçiqi. Duke komentuar akuzat e opozitës se duan të “shesin Kosovën”, Vuçiq ka theksuar se këtë e ka dëgjuar që nga dita e parë dhe se do të dëshironte që publiku të kishte një pasqyrë se sa shumë po lufton ekipi serb në takime të mbyllura.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …