Vuçiq: Serbia e ka humbur Kosovën, por për kompromis Kosova duhet ta humb veriun e saj

Vuçiq: Serbia e ka humbur Kosovën, por për kompromis Kosova duhet ta humb veriun e saj

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sot është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka thënë se Serbia është e gatshme për një zgjidhje me Kosovën nëse të dyja palët humbin nga diçka. Nuk i fsheha nga Merkel problemet me të cilat ballafaqohemi. Ne do të punojmë. Serbia është gati për një zgjidhje me anë të së cilës të dyja palët humbin diçka që do të thotë, Serbia e ka humbur Kosovës, por Kosova duhet ta  humb pjesën e saj veriore. Serbia nuk mund të jetë e vetmja humbëse, ka thënë Vuçiq gjatë një konference të përbashkët me Merkel. Ai ka shtuar se Gjermania nuk e mbështet Serbinë vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht është një nga vendet më të rëndësishme. Ne e dimë se përpara nesh është një kohë e vështirë për t’u marrë me kapitujt 23 dhe 24, e vështirë të zgjidhet është edhe çështja e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …