leoni

Vuçiq: Serbia llogarit që të mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2019

Serbia llogarit që të mbyllë negociatat me Bashkimin
Evropian në fund të vitit 2019 duke ia lënë më pas unionit vendimin për
anëtarësimin e saj, ka deklaruar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pak ditë
nga hapja e dy kapitujve të parë negociues BE-Serbi, të hënën e ardhshme në
Bruksel. Në negociatat Serb- BE hynë edhe kapitulli 35 që ka për bazë normalizimin
e raporteve me Kosovën. Kjo nënkupton që edhe dialogu Kosovë – Serbi, sipas  Vuçiqit, nuk përfundonë deri atëherë.  E Vuçiq duke folur së bashku me
eurokomisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, me të cilin Vuçiç kishte një takim në Beograd, theksoi rëndësinë që ka për vendin
e tij hapja e këtyre negociatave. “Kemi punuar shumë për të arritur në këtë
pikë, edhe pse shumë ngelet ende për t’u bërë”, nënvizoi Vuçiq, i cili
falënderoi Hahnin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugës evropiane të
Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …