Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se Serbia nuk do të vazhdojë dialogun me Kosovën derisa ajo të mos shfuqizojë taksën 10 për qind për produktet nga Serbia. Sipas tij, përmes kësaj takse Kosova çdo ditë merr nga Serbia nga një milion euro, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë serbe të lajmeve. Po ashtu, siç është shprehur Vuçiq, “shqiptarët e Kosovës po e formojnë ushtrinë, por askush nuk po pyet se kundër kujt do të jetë ajo ushtri”. Haradinaj ka paralajmëruar njësi të madhe, ngjashëm me regjimentin, për në veri të Kosovës. I kam lutur serbët të braktisin Ushtrinë e Kosovës, sepse ata serbë një ditë do të mund të përdoreshin nga Haradinaj që të shtinë në serbët, ka thënë Vuçiq. Deshën t’ia rrëmbenin Serbisë rrjetin transmetues, por nuk ia dolën, deshën edhe t’ia ndërprisnin rrymën veriut të Kosovës, ndërsa Perëndimi çdo ditë dërgon njerëz që kërkojnë prej nesh të vazhdomë dialogun, pavarësisht nga ajo se Prishtina nuk tërheq masat.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …