Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Vuçiq: Serbia po përgatitet për betejë të gjatë sepse nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur deklaratës nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili sot tha se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Vuçiq u shpreh se një deklaratë e tillë nuk vjen direkt nga Haradinaj. “Kjo na vendos në pozitë të tmerrshme, kjo dëshmon se ka fuqi të tjera që qëndrojnë prapa”, deklaroi Vuçiq gjatë mbledhjes me përfaqësuesit serbë nga Kosova. “Disa prej jush e njihni, nuk e ka vendosur ai këtë. Nuk ka dalë nga koka e tij por e ka lexuar diku dhe ka qenë i pakujdesshëm duke lexuar diqka të tillë publikisht”, shtoi ai. “Në një situatë të tillë duhet të përgatitemi për betejë të gjatë sepse pavarësinë e Kosovës nuk do t’ia pranojmë”, u shpreh Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …