leoni

Vuçiq: Serbinë e presin ditë të vështira nëse nuk arrijmë marrëveshje me Kosovën

Vuçiq: Serbinë e presin ditë të vështira nëse nuk arrijmë marrëveshje me Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se Serbinë e presin ditë të vështira nëse nuk arrijmë marrëveshje me Kosovën kurse aktualisht ka më shumë mundësi që marrëveshja të mos arrihet. Mediet serbe njoftojnë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar gatishmëri të angazhohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nëse do të kërkohet ndihma e tyre nga palët në këtë proces. “Po e përcjellim rrjedhën e bisedimeve në mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe nëse kërkojnë ndihmë, do të jemi në dispozicion. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun nën patronazhin e BE-së, qëllimi i të cilit është normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”,  thuhet në  përgjigjen e Ambasadës së SHBA në Beograd, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “Novosti”,  nëse SHBA-të, janë të interesuara të angazhohen në procesin e negociatave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …