Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për RTS-në, duke folur për planin franko-gjerman, ka zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel. Sipas tij plani i dorëzuar nga presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm, “merre ose lëre”. Serbia është kërcënuar me pasoja nëse refuzon duke theksuar se kjo do të ndodhte duke i tërhequr investitorët dhe duke i shuar mijëra vende pune në Serbi. Vuçiqi ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë pasi kompani të fuqishme janë tërhequr nga një treg i madh siç është Rusia për një kohë të shkurtër. Ai u shpreh se në një përgjigje që u ka dërguar ndërmjetësve u ka thënë se është i hapur për bisedime, për veç njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB. Vuçiq është zotuar se derisa të jetë kryetar i Serbisë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur, edhe pse pavarësia e saj është realitet dhe se shqiptarët nuk do të binden për një status të autonomisë brenda Serbisë. Të ndalemi së gënjyeri veten. Kjo nuk do të ndodhë më kurrë. 99.99përqind e shqiptarëve janë për pavarësinë e Kosovës dhe kjo s’do të ndryshojë” ka thënë Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …