Qeveria serbe po i trashë lidhjet e saj me Kishën Ortodokse Serbe, duke e pranuar hapur se roli i saj është politik. Në takimin midis kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq dhe patriarkut Irinej, është folur për marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse dhe shtetit. Sipas fjalëve të kreut të Qeverisë serbe, “kisha dhe shteti, bashkë, bëjnë një simfoni të veçantë”. Duke iu referuar serbëve në Kroaci e Kosovës, Vuçiq citohet të ketë thënë se “atje ku ka kishë e s’ka shtet serb, populli ynë mbetet falë pranisë së kishës”. “Pak kush do të kishte mbetur në Likë, Bani, Kordun, në pjesët tjera të Kroacisë sikur të mos ishte Kisha”, ka theksuar kryeministri serb, Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …