Vuçiq

Vuçiq thotë se do të duhet të përcaktohen kufijtë mes Kosovës e Serbisë, por ai nuk u di se ku do të jenë ata

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konsideron  se kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të përcaktoheshin,  në atë mënyrë që të ketë paqe e stabilitet me shqiptarët në 100-200 vjetët e ardhshme, por vullneti i qytetarëve është kundër, raportojnë mediet e Beogradit. Vuçiq u tha gazetarëve se Serbia është larg nga qëndrimet për zgjidhjen e problemit të Kosovës, por ka paralajmëruar se do të vazhdojë të luftojë dhe të bisedojë në mënyrë që një ditë të jetë e mundshme marrëveshja, porse nuk e di “në se do të ndodhë brenda tre muajsh apo brenda një viti”. Duke u përgjigjur në pyetjen rreth kufirit, Vuçiq tha se askush në botë nuk e di se ku janë ata kufij, por për hir të ardhmërisë ka rëndësi që ta dimë ku janë kufijtë që të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarë. Mendoj se ishte gabim dhe nuk është vlerësuar në pikëpamje strategjike, por do ta respektoj vendimin e popullit, ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …