Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se temë e pashmangshme me homologun e tij rus, Vladimir Putin mbetet Kosova. Ai ka theksuar se me Putinin do të diskutojë rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe se cila duhet të jetë zgjidhja në mes dy vendeve. Ndërsa, sa i përket taksës 100 për qind që ka vendosur Kosova ndaj mallrave serbe, ai ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar që ky është vendim i dëmshëm prandaj edhe kanë reaguar. Kryetari serb ka shtuar se nuk është koha që fëmijët serb të përjetojnë luftë por është nevoja për paqe dhe paqja nuk vjen vetvetiu. Mirëpo, Vuçiq ka potencuar se marrëveshja me Kosovën është 100 mijë vjet larg. “Ne jemi 100 mijë vjet larg nga marrëveshja. Nuk ka Asociacion, ka taksë, e shihni se Prishtina është e gatshme për të luftuar”- ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …