Vuçiq

Vuçiq u bën thirrje serbëve që në asnjë mënyrë të mos bëhen pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas një takimi në Beograd me udhëheqësit e Listës Serbe, e cila është partia kryesore e serbëve në Kosovë, u ka bërë thirrje atyre që të mos marrin pjesë në ushtrinë e ardhshme të Kosovës. “Edhe një herë, u bëj thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e saj. Publikisht dhe hapur, u bëj thirrje që të mos marrin pjesë sepse Kosova po e formon atë ushtri për asgjë tjetër përveçse t’i shfrytëzojë ata serbë që një ditë të qëllojnë mbi serbët. U bëj thirrje serbëve të mos u ndihmojnë atyre në këtë punë të pistë”, ka deklaruar ai. Vuçiq po ashtu ka thënë se në 18 muajt e ardhshëm do të ndajë mbi 50 milionë euro për objektet infrastrukturore në Kosovë. “Do të fillojmë ndërtimin e Qendrës Klinike në Graçanicë. Do të ndërtojmë qendra turistike, do të investojmë në rrugë, infrastrukturë dhe furnizim me ujë”, ka thënë Vuçiq. Presidenti serb, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe ministrat e Qeverisë serbe janë takuar me një delegacion të serbëve të Kosovës, të udhëhequr nga Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …