Kryeministri i Serbisë, kryetari në ardhje i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq ka thirrur për sot në orën 14:00 mbledhje të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë për të diskutuar për situatën e krijuar në Maqedoni pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit, çka shpërtheu në dhunë brenda këtij institucioni. Mediat në Serbi raportojnë se Vuçiq ka arritur urgjentisht në shtabin e Qeverisë së tij për të përcjell më për së afërmi situatën në Shkup. Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare ka përkrahur zgjedhjen e Xhaferit në krye të Kuvendit, ndërsa është bërë thirrje për ndaljen e dhunës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …