Vukaj-administratës: Larg veprimeve që cënojnë standardet zgjedhore

Vukaj-administratës: Larg veprimeve që cënojnë standardet zgjedhore

Takimi i parë i Helga Vukaj si ministre e Financave ka qënë me administratën doganore, ku ka kërkuar distancim nga veprimet e paligjshme që cënon standardet zgjedhore. Vukaj ka inspektuar degën doganore të Durrësit, ku theksoi rëndësinë e  përmbushjes së objektivave fiskalë dhe vlerësimin strikt të procedurave doganore për të shmangur çdo rast abuzimi, që favorizon operatorë të veçantë të biznesit,  me qëllim financimin e aktiviteteve elektorale. Ministrja paralajmëroi masa administrative dhe ndjekje penale për çdo punonjës që shkel ligjin. Ajo kërkoi me prioritet nga agjencitë ligjzbatuese rritjen e eficencës së kontrolleve doganore kundër trafikut të drogës dhe hartimin e një plan-veprimi për një reagim të shpejtë dhë të koordinuar me Policinë Kufitare. Në takimin me Shërbimin Doganor dhe Policinë Kufitare Durrës, ministrja e Financave Helga Vukaj shoqërohej edhe nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …