Ministri i serb i Mbrojtjës, Aleksandër Vulin, ka thënë se punë për autoritetet e Maqedonisë është se si do ta drejtojnë vendin e vet, por duhet të dinë se për ne është me shumë rëndësi që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit. “Maqedonia si çdo vend tjetër duhet ta dijë se për ne çështja e UNESCO-s dhe hyrja e Kosovës në Interpol është me rëndësi të madhe dhe se ne besojmë se Kosova nuk mund dhe bën të jetë pjesë e atyre organizatave”, ka thënë Vulin, shkruan B92.
Ai ka shtuar se të gjitha ato vende që e dinë këtë, kuptohet se “marrëdhëniet tona në masë të madhe do të bazohen në këtë”, transmeton lajmi.net. Ministri serb beson se autoritetet e Maqedonisë do ta ushtrojnë politikën e vendit të vet, e Serbia kurrë nuk kërkon nga dikush të vë pengesa që të marr vendime të pavarur në vendin e vet, për shkak se Serbia nuk lejon që të tjerë të vendosin në emrin e saj. “Kështu duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e pushteti në Maqedoni, por ato duhet ta dinë se për ne është shumë me rëndësi që Kosova të mos jetë anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit”, ka thënë Vulin.