Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott i cili tha se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por Qeveri e Kosovës, e cila është një shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Vulin tha se ambasadori amerikan me “arrogancën e tij, ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund ta zhduk dinjitetin e saj”, citon “Tanjug” të ketë thënë Vulin. “Më vjen keq që Ambasadori Scott, arrogancën e tij nuk u përpoq ta shfaq në ndonjë ngjarje me presidentin Vuçiq, sepse atëherë ai do të fluturonte kokulur nga Qeveria. Por Serbia së paku e ka parë se kush lufton për Serbinë, e kush mendon vetëm për pjesën e tyre të poshtme”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …