Paralajmërimet e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duket se nuk kanë pasur kurrfarë rezultati në ndalimin e punimeve në koloninë ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan. Në ndërtimin e këtij kompleksi po marrin pjesë dhjetëra vullnetarë serbë. Edhe studentë të të ashtuquajturit Universitet i Prishtinës në veri të Mitrovicës, janë organizuar si vullnetarë në kryerjen e punimeve në këtë lagje ku pritet të vendosen 1500 kolonë serbë. Policia e Kosovës as që ka reaguar ndaj këtyre punimeve që ditë më parë i quante ilegale. E njëjta nuk ndodhë kur shqiptarët përpiqen t’i ndërtojnë shtëpitë në lagjet veriore të Mitrovicës, të cilët jo vetëm që pengohen nga strukturat kriminale serbe, por edhe nga vet Policia e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …