Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se armatimi i Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, ndërkohë që drejtoi kritika të ashpra kundër Turqisë, vend nga i cili FSK-ja ka blerë 14 automjete të blinduara ushtarake me pajisje të armatimit. Dihet botërisht që “krejt çka bën Prishtina është në kundërshtim me Rezolutën 1244”. Do t iu ankohemi partnerëve tanë në Turqi për gjithçka që i kanë dhënë Kosovës, sepse ushtria e saj nuk është e nevojshme, ndërsa ne kemi raporte të mira me KFOR-in. Kohë më parë ish-komandanti i Forcave të Armatosura të Kosovës, Kadri Kastrati, tha se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj për të mbrojtur kufijtë.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …