Covid

Vushtrria, Prizreni, Ferizaj, Peja, Prishtina dhe Gjilani janë komunat aktualisht me të prekura nga virusi korona

Deri tani në Kosovë janë testuar afër 20 mijë persona, ku prej tyre pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 833 persona, me gjithsej 34 raste të vdekjes. Komunat të cilat kanë numër treshifror të të infektuarve me koronavirus janë Prishtina me 282 të infektuar, Vushtrria me 267, Prizreni me 188, Ferizaj me 138, Peja me 109 dhe Gjilani me 102 të prekur. Derisa, Peja dhe Gjilani me rastet e infektuara mbrëmë kanë arritur numër treshifror të të prekurve me koronavirus. Komuna më më së shumti raste aktive mbetet Vushtrria, me gjithsej 216 raste. Pastaj Prishtina me 206 raste aktive dhe Prizreni me 61 raste aktive.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …