Vetëvendosje sërish u ka bërë thirrje vullnetarëve që të kontribuojnë me mjete financiare. Duke përmendur aktivitetet e saj si dhe protestat e ardhshme, ky subjekt vlerëson se mjetet e saj financiare janë të kufizuara për të mbuluar koston. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka vlerësuar se ky subjekt për financat mbështetet tek anëtarësia e saj e gjerë, që i mundëson të mbetet e pakorruptuar. “Ne nuk financohemi nga skemat korruptive e as nga tenderët, siç veprojnë partitë e tjera”, ka deklaruar deputetja, Dërguti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …