Zyrtar të Vetëvendosjes kanë deklaruar se ata duan që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës për Qeveri të re. Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme të cilat mund të mbahen gjatë muajit korrik. Nga ana tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se mbajta e zgjedhjeve të reja në këtë kohë është tepër luksoze kur dihet se ato kanë kosto ndërsa pandemia ka shkaktuar krizë ekonomike. Edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardin Gjini është cituar të ketë deklaruar se nuk është mirë të mbahen sërish zgjedhje por duhet që deputetët dhe Kuvendi ta qojnë mandatin deri në fund.
