leoni

VV: Ndaj aktivistëve po hakmerret Qeveria Mustafa-Thaçi

Vetëvendosje përmes një
komunikate për medie, ka thënë se aktivistët e saj gjatë ditëve të fundit kanë
qenë cak i dhunës policore. Siç njofton kumtesa, aktivistëve Valdrin Ahmeti,
Egzon Balaj, Pajtim Demaj dhe Trim Gashi, u është zgjatur paraburgimi edhe për
dy muajt. Sipas këtij subjekti, të gjithë këta  “janë në burg vetëm për shkak të faktit se
janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”. “
Familjet e këtyre aktivistëve nuk do t’i kenë ata pranë në
periudhën festive të fundvitit. Shokët e shoqet e tyre nuk i kanë pranë për
punët e përditshme. Të gjitha këto, vetëm për shkak të hakmarrjes joligjore e
jolegjitime të qeverisë Mustafa-Thaçi, së cilës po i afrohet fundi. Lirojini
aktivistët. Qeverisë policore i mbeten vetëm pak ditë”, thuhet në reagimin e
Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …