Vetëvendosje ka vazhduar edhe sot me akuzat ndaj Policisë së Kosovës, duke e quajtur të kapur nga strukturat e pushtetit. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, Mirsad Shkreta, ka thënë se Policia është shndërruar në një institucion të kapur nga shteti dhe se ajo nuk po merret me luftimin e korrupsionit dhe krimit por se ka angazhuar gjithë arsenalin e saj në shtypje të opozitës. Ai, me këtë rast, ka treguar një fotografi ku shihet drejtori operacional i Policisë, Rashit Qalaj me një deputet të PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …