VV: Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arrestimin e Besnik Zeqirajt

Lëvizja Vetëvendosje sqaron opinionin publik se aktivisti nga Peja i kësaj partie, Besnik Zeqiraj, është arrestuar nga Policia më 14 dhjetor, një javë më parë.  Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi arsyet e arrestimit të tij, dhe nuk ka treguar kurrfarë argumentimi se mbi çfarë baze faktesh po mbahet në arrest.  Pretendimet e disa portaleve për ta lidhur rastin e tij me rastin e djegjes së veturës së një gjykatësi në Podujevë, janë manipulime dhe shpifje të ulëta dhe të porositura. Në anën tjetër, dënojmë fuqishëm tendencën e Policisë së Kosovës që rastet e fundit të djegjeve të veturave zyrtare t’ia mveshin opozitës, duke sajuar raste, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …