Edhe
Vetëvendosje ka reaguar ndaj pengesave që po i shkakton Policia e Kosovës. Në
njoftimin e këtij subjekti thuhet se “frika nga masiviteti e ka bërë pushtetin
që të mobilizohet për të ndaluar autobusët dhe për të mos lejuar ardhjen e
protestuesve”. Sipas Vetëvendosjes, Policia ka ndaluar autobusët që vinin nga
Dardana, Mitrovica, Gjilani, Gjakova dhe Shtimja. “Liria
e protestës, e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e
njeriut, po cenohet. Po ashtu liria e medieve dhe e fjalës së lirë po cenohet.
Masiviteti popullor kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit nuk mund të ndalet me
metoda policore. Protesta do të jetë madhështore dhe Qeveria do të tërhiqet!”,
thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …