Vetëvendosje e ka quajtur të jashtëligjshëm përjashtimin e
partive opozitare nga Kuvendi dhe arrestimin e deputetit të Nismës, Haxhi
Shala. Në një postim të afishuar në faqen zyrtare në Facebook, Vetëvendosje
konsideron se pushteti është i frikësuar nga manifestimi i fundit i opozitës. “Në
njërën anë opozita u përjashtua jashtëligjshëm nga Kuvendi, kurse në anën
tjetër deputetët e saj po arrestohen. Pushtetit nuk po i pengon opozita vetëm
në Kuvend por edhe në rrugë. Manifestimi i fundit e ka frikësuar pushtetin deri
në atë masë sa që ai po përdor mjetin e fundit: dhunën dhe represionin”, thuhet
në reagimin e VV-së.
Kontrolloni gjithashtu
Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump
Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, …