VV: Qeveria e Zajednicës po i fut strukturat paralele serbe në institucionet e Kosovës

Vetëvendosje ka reaguar ndaj
vendimit të fundit të Qeverisë për integrimin e pjesëtarëve të formacionit
paramilitar ‘Mbrojtja Civile’ në radhët e Policisë së Kosovës. Për këtë
subjekt, Qeveria e ‘Zajednicës’, siç e quan në komunikatë, po e ndan plaçkën e
shtetit të kapur midis PDK-së, LDK-së dhe Listës ‘Srpska’. Sipas Vetëvendosjes,
Qeveria e Mustafës nuk u shqetësua aspak për të vërtetuar prapavijën e këtyre
pjesëtarëve të sapo-punësuar në Policinë e Kosovës. Ky veprim, thuhet në
komunikatë, nuk po i integron serbët në Kosovë, por po e integron Serbinë dhe
strukturat e saj në shtetin gjithnjë e më të varur të Kosovës. “Në një vend si
Kosova, ku papunësia është enorme dhe ku për një vend pune aplikojnë me qindra
qytetarë, sot po pranohen pa konkurs paramilitarët serbë të ‘Mbrojtjes Civile’.
Punësimi i tyre me rrogë që del nga buxheti i Kosovës, pa konkurs e thjesht
përmes marrëveshjes politike me Serbinë, është gjithsesi një krim ndaj të
varfërve shqiptarë, boshnjakë, turq, romë, ashkalinj, egjiptas etj. pra, ndaj
të gjithë atyre që s’janë serbë e nuk i shërbejnë Serbisë. Kjo polici e cila
integron ish-kriminelët e të gjitha llojeve, nuk mund të jetë në shërbim të
drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …