Vetëvendosje konsideron se masat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë, janë vetëm formale. Sipas përfaqësuesve të subjektit më të madh opozitar në vend, Qeveria e Mustafës ka rol nënshtrues ndaj Serbisë. “Masat e fundit për gjoja ndalim janë vetëm formale, pasi që në veri ndryshe nga ajo që është deklaruar, strukturat ilegale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë bëjnë ligjin”.
