VV reagon ndaj arrestimit të deputetit, Kurteshi

I menjëhershëm ka qenë reagimi
i Vetëvendosjes ndaj arrestimit të deputetit të saj, Ismajl Kurteshi. Në
reagimin e këtij subjekti thuhet se “ata që komandojnë
policinë e Kosovës nuk kanë dashur
ta lejojnë deputetin Kurteshi të ushtrojë detyrën e tij, për të cilën e kanë
deleguar
votuesit”. “Ismajl Kurteshi po përndiqet politikisht, bashkë me
deputetë e aktivistë të tjerë të opozitës. Ne nuk do të ndalemi së protestuari
deri sa përndjekja e deputetëve dhe shtypja e opozitës të përfundojë”, thuhet në
reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …