Vetëvendosje sot ka njoftuar se do të fillojë procesin e brendshëm zgjedhor. Në një konferencë për medie, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe aktivisti, Nol Nushi, ftuan të gjithë simpatizantët të përfshihen në këto zgjedhje. Ata njoftuan se zgjedhjet që do të nisin me 2 maj, do të zhvillohen në të gjitha pikat dhe qendrat e Lëvizjes, brenda dhe jashtë vendit. “Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes, do ta organizojnë, strukturojnë dhe fuqizojnë rritjen e madhe të përkrahjes ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
