Vetëvendosje ka shprehur solidarizim me naftëtarët në Tiranë të cilët po protestojnë si pasojë e mos-dhënies së pagave nga kompania e privatizuar ARMO.sha. me këtë rast, ky subjekt ka shprehur shqetësimin për privatizimin e rafinerive të naftës, duke përkujtuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropën juglindore që prodhon dhe përpunon naftën. “Qeveritë që nuk kanë në dorë sektorët strategjikë as mund të krijojnë vende pune, as rritje ekonomike, as politika që rimëkëmbin industrinë e prodhimin vendas qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë. Sigurisht që qeveria aktuale e Shqipërisë është duke marrë masa për rastin ARMO.sha. Këto masa është me rëndësi që të jenë kah kthimi në domenin publik të Rafinerisë dhe mbrojtjen e punëtorëve më të kualifikuar shqiptarë të kësaj industrie të cilët janë një pasuri e pamatshme në kushtet tona”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. Më tej, subjekti i drejtuar nga Visar Ymeri vlerëson se gjatë dy dekadave të fundit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, qeveritë kryesisht me orientim nga privatizimi i shpejtë dhe i lirë, shitën pa u menduar gjatë, gati të gjithë sektorët strategjik të vendeve tona. Sipas Vetëvendosjes, në Kosovë ende nuk ka zgjidhje për rastin e Ferronikelit të privatizuar e që ka ndërprerë prodhimin dhe po ashtu ka një tendencë të pashembullt për ta çuar Kombinatin Trepça drejt privatizimit, të plotë ose pjesë të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …