Ish-emisari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplomati i mirënjohur austriak, Wolfgang Petritsch thotë se në një situatë gjeopolitike të ndryshuar nga lufta në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, Kosova, Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare që është angazhuar në Ballkanin Perëndimor për më shumë se dy dekada, duhet të rivlerësojnë realitetin për të lëvizur përpara. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Petritsch thotë se nuk pret përparim të shpejtë në të ardhmen e afërt në procesin e negociatave, por thotë se asociacioni i komunave serbe në Kosovë do t’i jepte Prishtinës më shumë kontroll mbi tërë territorin e saj dhe pret që pas zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq do të duhet të bëjë të qartë orientimin e vendit të tij. Më duhet të them se pas kaq shumë vitesh, është një moment kur duhet të reflektojmë. Në këtë pikë ku gjendemi, në fundin e vitit 2023, pas shumë vitesh negociata me angazhim aktiv të bashkësisë ndërkombëtare, ende nuk po mund të shohim se cili do të jetë fundi i vërtetë të këtij angazhimi ndërkombëtar. Dhe kjo, mendoj unë, është çështja më e rëndësishme. Na duhet që tani, përfundimisht të gjejmë një mënyrë të suksesshme për të finalizuar dhe për të zgjidhur çështjet e fundit të rëndësishme që mbesin të hapura në Ballkan – çështjen e Serbisë dhe Kosovës dhe çështjen e Bosnje e Hercegovinës, e cila në aspekte të ndryshme vazhdon të jetë një shtet shumë jofunksional.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …