leoni

W. Petriq

W. Petriq përkrah idenë e korrigjimit të vogël të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Ditë më parë analisti amerikan, Daniel Server në një shkrim autorial ka kundërshtuar ashpër idetë për shkëmbime etnike të territoreve në mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërkohë  ish-ambasadori, austriak, Volfgang Petriq ka bërë të ditur se ka njohuri të thellë për marrëveshjen që po negociohet në mes të kryetarit të Kosovës, Hashim  Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Petriq i thotë Serverit se nëse ka korrigjime të kufijve, ato do të jenë të vogla dhe kozmetike, që afektojnë një numër të vogël fshatrash në Bujanoc dhe Mitrovicë. Kjo nuk do ta ndryshojë përbërjen etnike të asnjërit shtet dhe nuk do të ketë pasoja zinxhirore”. Petriq mendon se rreziku i vërtetë në Ballkan vjen nga ndikimi rus dhe hungarez në pasazhin medial, aventurat neo-Otomane të liderit boshnjak, Bakir Izetbegovic, pastaj investimet arabe në Serbi dhe Bosnje si dhe mbi të gjitha “zgjerimi i shpejtë i ndikimit kinez në Evropën Juglindore”. Petriq thotë se formati kinez “Evropa Lindore + 1” dhe “Rruga e Mëndafshtë” që po promovohet nga Kina janë sfidat e vërteta për Ballkan dhe BE. Prandaj Petriq thërret përkrahje për “linjën e marrëveshjes Thaçi-Vuçiq”. Jam i vetëdijshëm  dhe shpreh dhembje të thellë e dëshpërim” por se “kohërat janë duke ndryshuar”, ka thënë Petriq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …