Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta, me argumentin se nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. “Washington Post”, e shumë media të tjera, shkruajnë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, “për nxitjen e destabilitetit dhe shfaqjen e njëanshmërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar”. Gjykata tha në një vendim të lëshuar të mërkurën vonë, se provat kundër Metës nuk përbënin “shkelje të rëndë të Kushtetutës”, e cila është një prag ligjor për shkarkimin e një presidenti në detyrë. Në qershor të vitit të kaluar, ligjvënësit shqiptarë votuan 104 me 7 për shkarkimin e Metës pasi një hetim parlamentar arriti në përfundimin se ai kishte shkelur 16 nene kushtetuese dhe kishte nxitur dhunë me paragjykimet e tij kundër socialistëve në pushtet gjatë fushatës për zgjedhjet e prillit 2021. Meta, mandati i të cilit përfundon në korrik, kishte denoncuar hetimin dhe shkarkimin, me argumentin se ishin të paligjshme.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …