Një raport i Këshillit për Politika
të Demokratizimit i shkruajtur nga Bodo Weber, ka analizuar në imtësi qasjen e
Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së karshi Kosovës. Duke kritikuar ndërhyrjet
e shpeshta në politikën e brendshme të Kosovës, ky raport këshillon mënyra të
reja sesi duhet të përmirësohet raporti i ndërsjellë. Analisti Weber kërkon që
diplomatët e BE-së dhe ata të Shteteve të Bashkuaara të Amerikës, të ndryshojnë
qasjen e tyre ndaj Vetëvendosjes. “Me gjithë dallimet fondamentale në shumë
politika, diplomatët e shteteve anëtare të BE dhe të SHBA duhet të nisin
komunikimin me subjektin opozitar Vetëvendosje, e në veçanti SHBA duhet t’i jap
fund bojkotimit të kontakteve me Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në këtë raport.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …