Wendy Morton: Britania e Madhe mbetet e përkushtuar dhe e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Wendy Morton: Britania e Madhe mbetet e përkushtuar dhe e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Ministrja britanike për fqinjësi evropiane dhe Amerikë Wendy Morton, ka dhënë detaje për takimin që e ka zhvilluar me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në një postim në Twitter shkroi se ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi. “Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të përfituar i gjithë rajoni”, shkroi Morton. Ndërkaq, jo i lehtë është vlerësuar takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në kuadër të rifillimi të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ishte mbajtur me 15 qershor. Edhe pse takimi është përshkruar me tensione, megjithatë u tha se është ishte i rëndësishëm dhe i domosdoshëm mbajtja e këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …