Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, në kohën e luftës në Kosovës, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se nuk mund të bëhet një krahasim mes ish kryetarit të Serbisë, Slobodan Millosheviq dhe atij rus, Vladimir Putin. Millosheviqi kishte nisur spastrimin etnik në Kosovë, ndërsa Putini ndërmori veprime për ta ndalur rreshtimin e Ukrainës krah Perëndimi. Duke folur për mbështetjen e Serbisë për Rusinë, Klark ka thënë se kjo gjë është për keqardhje. Nuk jam edhe aq në rrjedha me atë çfarë është bërë rishtazi, por natyrisht se një pjesë e madhe e njerëzve në Serbi e konsiderojnë veten të lidhur emocionalisht me Rusinë, e kuptoj këtë gjë. I kuptoj edhe lidhjet historike, por mendoj se gjë e tillë është për keqardhje. E ardhmja e Serbisë është me Perëndimin dhe shpresoj se njerëzit në Serbi do ta kuptojnë një gjë të tillë”, ka thënë Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, në kohën e luftës në Kosovë, gjenerali amerikan, Wesley Clark.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …