Wesley Clark: Shumë shpejt dhe unë do të vi këtu përsëri për ta festuar anëtaresimin e Kosovës në BE dhe NATO

Wesley Clark: Shumë shpejt dhe unë do të vi këtu përsëri për ta festuar anëtarsimin e Kosovës në BE dhe NATO

Ish-komandanti i Aleancës Veri-Atlantike – NATO-, Wesley Clark, ka thënë se ndjehet i nderuar pas ndarjes së dekoratës “Urdhri i Lirisë” nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se është mahnitëse të vish në Kosovë pas 20 viteve, të shohesh demokraci, parlement, presidencë. “Është mahnitëse të vish në Kosovë 20 vjet pas rrezikut dhe tragjedisë dhe të shohësh demokraci, parlament e presidencë, lidership dhe ekonomi. E di se e ardhmja e Kosovës është e ndritur, sepse populli i Kosovës ka kurajën për të marrë vendime të duhura”, ka thënë Clark. “Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Dua ta shoh Kosovën anëtare të NATO-së, sepse aty janë njerëzit që besojnë në vlerat e lirisë. Mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe unë do të vi këtu përsëri për ta festuar këtë”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …