Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Wesley Clark thotë se vendimi i Trumpit është një tragjedi e vërtetë për politikën e jashtme të SHBA-ve dhe për kurdët

Braktisja e aleatët kurdë nga presidentit Donald Trump, është një fitore për Rusinë dhe vë në dyshim vendimin, si dhe motivimet e tij, tha të hënën ish-Komandanti i Lartë i Aleatëve të NATO-s, Wesley Clark. “Veprimet e Trumpit në Siri dhe Ukrainë kanë tronditur aleatët”, tha ai në një intervistë për gazetën Arkansas Democrat-Gazette. Për ata që jetojnë nën hijen e Moskës, vendimi i Trumpit ngjallë fantazmën e “tërheqjeve” dhe vitin e mbrapshtë të “1938”, tha ai, një referencë për vitin që Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia i lejuan Gjermanisë naziste të pushtonte  krahinën e Sudetes të Cekosllovakisë. Katastrofa në Siri ishte e parashikueshme dhe e parandalueshme, tha Clark. “Është një tragjedi e vërtetë për politikën e jashtme të SHBA-ve dhe për kurdët,” tha ai. “Ajo që ne bëmë ishte të hapte derën për një pushtim turk. Ne tradhëtuam aleatët tanë Kurdë, të cilët humbën 10,000 njerëz duke luftuar për ne kundër ISIS. Ne kemi lënë të burgosurit e ISIS të lirë, dhe struktura e tyre e komandës është ende e paprekur. Kështu që tani ata do të të rigrupohen përsëri dhe të vijnë pas Shteteve të Bashkuara. Duke u tërhequr prapa, ne lejuam që Presidenti i Sirisë Bashar Asad të riforcohet në rajon. Dhe ai është kritikuar nga ne për një dekadë për shkelje të të drejtave të njeriut, për taktika shtypëse, dhe vrasjern e civilëve. Ne i kemi hapur dyert Iranit për një kalim më të madh, përmes Sirisë, për të kërcënuar Izraelin, dhe ne i kemi dhënë Rusisë rolin e fortë të udhëheqjes në rajon, “tha ai. “Asnjë nga këto nuk është në interes të Shteteve të Bashkuara. Dhe këtu është çështja: 50 trupat tona amerikane atje nuk ishin në rrezik”, tha Clark

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …