Westerlund: Qeveria e Kosovës ka të drejt të marr masa për vendosjen e rendi në veri por edhe duhet të bisedoj me komunitetin lokal atje

Ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, ka shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka thënë për Kosovapress se situata e krijuar në atë pjesë të vendit është panevojshme. “Mendoj se është shumë e panevojshme, mendoj se është zhgënjyese që kemi ardhur në këtë fazë, dhe këtu ka nevojë për një dialog shumë më të ngushtë ndërmjet komunitetit dhe qeverisë. Me kë u konsultua qeveria kur vendosi të veprojë në këtë mënyre për targa? Me kë u konsultua Lista Serbe kur vendosi të largohej nga konsultimet dhe bashkëpunimi me institucionet e Kosovës? Pra, këtu duhet të ketë një dialog shumë më të fortë. Sigurisht që veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të dërgojë përforcime dhe duhet respektuar sundimi i ligjit në këto zona, por megjithatë, kur merr vendim në një rajon të caktuar, gjithmonë është mirë të dialogosh me komunitetet lokale”, ka deklaruar mes tjerash, ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …