Diplomati amerikan në pension, William Walker, ka folur për festën që është bërë në Kosovë me rastin e 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit. Ai ka kritikuar krerët e shtetit për mënyrën se si i kanë trajtuar liderët e partive opozitare dhe njerëzit që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës. “Padyshim që isha krenar që isha i ftuar dhe u ula atje, duke dëgjuar fjalimet. Megjithatë, shumë prej tyre janë të gjata dhe unë nuk isha gati të dëgjoja të njëjtat fjalime. Por ceremonia në parlament me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, e pashë mjaft mirë. Isha pak i befasuar nga festimi i mbrëmjes dhe perceptimi që dha qeveria në njohjen e 25-vjetorit të çlirimit. Kur mbërrita, takova një ose dy njerëz, presidenein tuaj për shembull, kam pasur një minutë me të. Takova disa ministra dhe zëvendësministra. Dhe pyeta njerëzit me të cilët isha, thashë të gjej disa nga njerëzit e tjerë që kam njohur këtu. Gjeni Ramush Haradinajn, gjeni Fatmir Limajn. Njerëzit që i njoh prej 25 vitesh. Dhe më thanë se nuk janë këtu. Thashë se është befasuese. Pse nuk erdhën të festojnë për atë që kanë luftuar. Më thanë jo, nuk erdhën sepse nuk ishin të ftuar. Opozita nuk ishte e ftuar. Dita e çlirimit duhet të jetë një festë për të gjithë, ka thënë Walker.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …