William Walker, në Reporting House në Prishtinë, ka rrëfyer disa ngjarje nga misioni i tij në Kosovë dhe nga jeta private

Ish-shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Viliam Voker  ka mbajtur sot një diskutim në Reporting House në Prishtinë, gjersa ka rrëfyer ngjarje nga misioni i tij  në Kosovë, karriera dhe pak nga jeta private. Ai tha se pas përfundimit të misionit në Kosovë, asnjë anëtarë i OSBE-së nga selia kryesore, nuk e kishin pyetur asgjë lidhur me punën e tij në Kosovë. “Sa i përket detyrës të misionit verifikues të Kosovës detyra na ishte dhënë qartë që ta bëjmë punën me ndershmëri dhe sinqeritet. Ajo (Madeleine Albright) me tha ‘Zotëri Walker mendojmë që në Kroaci keni bërë punë të mirë, personalisht mendoj që ke bërë punë të shkëlqyeshme në Kosovë dhe mos të kesh merak do të kesh detyra të tjera, jo në Amerikë Qendrore, jo në Afrikë Jugore, por do të kesh misione të tjera. Por, kjo nuk ndodhi. Gjashtë muaj më vonë mua më erdhi koha e pensionimit dhe u pensionova. Në mesin e shumë temave, Walker  foli edhe për përballjet e tij në Tribunalin e Hagës me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Greminger: Administrata e Trump-it nuk do ta ketë Ballkanin në listën e prioriteteve

Ish-sekretari i OSBE-së në Vjenë dhe diplomati zviceran, Thomas Greminger, ka komentuar bllokimin e fondeve …