William Walker: Populli i Kosovës duhet të kujtojë çdo masakër tjetër që ka ndodhur njëjtë sikurse këtë të Reçakut

William Walker: Populli i Kosovës duhet të kujtojë çdo masakër tjetër që ka ndodhur njëjtë sikurse këtë të Reçakut

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe njeriu që doli publikisht para 21 vitesh, duke dhënë alarmin për krimet serbë në Kosovë, Willaim Walker, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Walkeri ka thënë se është i kënaqur që njerëzit vijnë dhe nderojnë të rënët e Reçakut, pasi sipas tij, kjo simbolizon gjithë atë çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit. Ai ka thënë se populli i Kosovës duhet të kujtojë çdo masakër tjetër që ka ndodhur njëjtë sikurse këtë të Reçakut. Walkeri thekson se është i lumtur sa herë vjen në Reçak, për shkak të dashurisë dhe respektit që merr nga banorët. Megjithatë, ai ka thënë se gjithnjë i kujtohet ajo ditë e para 21 vitesh dhe tmerri që kishte parë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …