Duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq nëpërmjet të cilave ai mohon masakrën në Reçak e cila ishte quajtur krim kundër njerëzimit, ish shefi i misionit të OSBE-së gjatë kohës së luftës çlirimtare në vendin tonë, Uiliam Woker ka theksuar se presidenti Vuçiq po vazhdon të bëj atë që ka bërë në kohën kur i ka shërbyer Millosheviqit. Gjatë intervistës për BBC, humanisti dhe diplomati i shquar, Uliam Uoker ka përkujtuar se kryetari i tashëm i Serbisë, Aleksander Vuçiq me deklaratat e tij po e bën punën që e ka bërë gjithmonë edhe gjatë kohës sa i ka shërbyer si ministër i propagandës, Sllobodan Millosheviqit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …