Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, diplomati austriak, Wolfgang Petriç ka deklaruar se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk ka pasur progres në dy vitet e fundit, prandaj është e nevojshme të rikthehet dinamika e humbur, në interes, para së gjithash, të serbëve në Kosovë. Është në interes të serbëve në Kosovë dhe jo vetëm të atyre në veri ku janë shumicë, por edhe në jug që kjo dinamikë të kthehet në bisedime. I pyetur se sa i rëndësishëm ishte Samiti i mbajtur së fundmi për Ukrainën në Tiranë, ai u përgjigj se ishte shumë i rëndësishëm solidarizimi me Ukrainën vendin e sulmuar, na Rusia por edhe rritja e kontakteve politike. Këto prioritete duhet të respektohen”, tha diplomati austriak, Wolfgang Petriç.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …