Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petriq, nuk beson se mund të ketë një ndërhyrje direkte ruse, në Kosovë. Megjithatë kërkon kujdes të shtuar në aspektin e sigurisë, sidomos në këtë vit dhe vitin e ardhshëm, për shkak të zgjedhjeve në BE, në Amerikë dhe shumë vende të tjera. Maturia është gjëja më e rëndësishme. Kam frikë se nuk do të ketë përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për shkak të zgjedhjeve të ardhshme të BE-së dhe mbledhjes së re të Komisionit Evropian. Prandaj çështja e sigurisë tani është në ballë. KFOR-i në Kosovë tashmë po shton forcat e tij, duhet pasur kujdes që të mos përsëriten ngjarjet si ajo në Banjskë. Sa i përket faktit nëse Rusia po përdor precedentin e Kosovës për të ndërhyrë në Ukrainë dhe për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se Serbia është zgjatim i Rusisë në rajon, Petriq ka bërë thirrje për përmbajtje nga gjuha nxitëse. Retorika politike nuk i sjell asnjë përfitim asnjë partie, mbi të gjitha nuk sjellë asgjë për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Minoriteti serb në Kosovë jeton në kushte shumë të vështira. Gjithmonë është e nevojshme për t’u kujdesur për më të cenuarit. Duhet pasur kujdes që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit. ka porositur Petriq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …