leoni

“Women 4 Women-Kosova”me projekt për mundësi të vetë-punësimit dhe punësimit”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune përfaqesuesit e organizatës “Women 4 Women-Kosova”,  Ilirjana Gashi drejtoreshë e organizatës dhe Kushtrim Shehu koordinator i projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit”. Takim është realizuar me qëllim të nënshkrimit të “MARVESHJES PËR BASHKËPUNIM TË NDËRSJELLTË”. Koordinatori Kushtrim Shehu bëri prezantimin e programit të projektit mundësitë ne përmirësimin e pozitës së gruas në ekonomi dhe punësim me qëllim që ky program të arrijë të shtrihet te gratë e margjinalizuar dhe ato me më shumë nevojë dhe potencial.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …